Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore ILIRIDA është krijuar në vitin 2022 si ansambël profesionist. Ky Ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestrina, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKV ILIRIDA-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik. Këtu përfshihen pasuritë e mëdha folklorike vokale, instrumentale, koreografike dhe kostumografike, që variojnë nga zona në zonë, duke krijuar një koloritet motivesh.