17 Shtator 2024,
Në ditën që lam pas Shtimja bëri historinë! Për herë të parë u mbajt festival kombëtarë i këngëve dhe valleve.
Festivali folklorik i këngëve dhe valleve “Folk Fest” Shtime, me drejtor dhe drejtues artistik prof. Besnik Brahimi dhe koordinator Altin Gashi u përmbyll me pjesëmarrje të nëntë ansambleve.
Festivali madhështor nën patronatin e kryetarit të komunës Dr. Qemajl Aliu, bashkoi ansamble e shoqëri artistike nga të gjitha trevat shqiptare të cilët e madhështuan qytetin e Shtimes, duke u nisur që nga defilea e deri tek gara e madhe e këtij festivali.
Juria profesinale bëri ndarjen e dymbëdhjetë çmimeve me kryetar prof. Dilaver Kryeziu.
- ANSAMBLET FITUESE –
- Valltarja më e mirë – Gresa Krasniqi – “Shqipet e Drenicës” Drenas
- Valltari më i mirë – Fevzi Ebibi – “Shqiponjat” Saraj – Shkup
- Valltarët më të mirë – Q.K “Kaqaniku”
- Dyshja më e mirë – Eliona Ajvazi dhe Endrit Spahiu – “Zëri i Kamenicës”
- Koreografia më e mirë – AKV “Shqiponjat” – Saraj – Shkup
- Etnoansambli më i mirë – AKV “Deçani” – Deçan
- Kostumet më të mira – SHKA “Malsori” – Gjonaj
- Këngëtarja më e mirë – Rrezarta Ramadani – AAKV “Kastriotët” – Ferizaj
- Instrumentisti më i mirë – Durak Morina – AAKV “Kastriotët” – Ferizaj
- Paraqitja artistike – Muzafer Osmani – AAKV “Kastriotët” – Ferizaj
- Orkestra më e mirë – AAKV “Kastriotët” – Ferizaj
- Çmimi i festivalit “Folk Fest” – Ansambli “Bresana” – Bresanë – Dragash
Poashtu pjesëmarrëse në këtë festival ishte dhe këngëtarja e mirënjohur Violeta Kukaj.
Në mbyllje të festivalit drejtori dhe drejtuesi artistik i “Folk Fest” u shpreh falenderues për të gjithë organizatorët si AKV “Ilirida”, Ministrinë për Kulturë Rini dhe Sport si dhe Komunën e Shtimes.
Ai përcolli me urime grupet të cilat u shpallen fituese të këtij edicioni të parë, duke i uruar suksese në vazhdim.

