FOLKFEST · Edicioni i dytë
FOLKFEST 2025
Festivali u zgjerua në dy netë: defilim i ansambleve nga Shtëpia e Kulturës deri te Qendra Tregtare «Eli-ab» dhe shfaqje garuese me 11 ansamble nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Këshilli artistik u drejtua nga Besnik Brahimi. Fitues: AKV Decani (vendi i parë), SHKA Malësori — Gjonaj (vendi i dytë), AKV Zëri i Kamenicës (vendi i tretë).
Edicioni i dytë
13–14 shtator 2025 — dy netë festivali, defilim në qytet dhe 11 ansamble nga katër hapësirat shqiptare.

Përfundoi Festivali Folklorik Kombëtar “FOLK FEST” 2025
Me një defile madhështore me tupana dhe valle, me kostume të larmishme nga shumë treva të Kosovës dhe Shqipërisë, qytetit të Shtimes iu dha pamje tjetër për dy netë radhazi!
Ky festival është një pasqyrë e gjallë e thesareve tona kulturore që duhen ruajtur dhe trashëguar. Nuk është vetëm një festival, është një përqafim i madh mes së kaluarës dhe të ardhmes sonë.
Gara e madhe mes grupeve artistike u përcoll dhe u vlerësua nga juria profesioniste me kryetar prof. Dilaver Kryeziu, si dhe dy anëtarët e tjerë: etnologia znj. Besarta Reçica dhe etnomuzikologu prof. Sami Piraj.
Videoja e plotë e festivalit
Rezultatet e jurisë
- Çmimi i parë — AKV “Deçani” (Deçan)
- Çmimi i dytë — ShKA “Malsori” (Gjonaj)
- Çmimi i tretë — AKV “Zëri i Kamenicës” (Kamenicë)
- Valltarja më e mirë — Lorikë Sylejmani
- Valltari më i mirë — Ramë Isufaj
- Valltarët më të mirë — QK “Kaçaniku” (Kaçanik)
- Dyshja më e mirë — Miqo Duka dhe Zenel Beqiri
- Koreografia më e mirë — ShKA “Zëri i Kosovës” (Fushë Kosovë)
- Etnoansambli më i mirë — ShKA “Bresana” (Dragash)
- Kostumet më të mira — ShKA “Malsori” (Gjonaj)
- Këngëtarja më e mirë — Fatjetë Tahiraj (Deçan)
- Këngëtari më i mirë — Mustafë Ramaj (Deçan)
- Instrumentisti më i mirë — Jakup Demolli (Hajvali)
- Paraqitja artistike — QK “Kaçaniku” (Kaçanik)
- Orkestra më e mirë — ShKA “Hajvalia” (Prishtinë)
Falenderojmë të gjitha grupet artistike për pjesëmarrjen e tyre! Falënderim për Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Komunën e Shtimes bashkë me DKRS-në dhe të gjithë organizatorët!
Momente nga edicioni


