Festivali ynë kombëtar
FOLKFEST
Traditat që bashkojnë.
Festivali folklorik kombëtar i këngëve dhe valleve, organizuar nga AKV ILIRIDA dhe Komuna e Shtimes, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Çdo shtator, Shtimja bëhet epiqendra e folklorit shqiptar.

Edicioni i parë
Në nder të Ditës së Rinisë, për herë të parë u mbajt festivali folklorik kombëtar i këngëve dhe valleve. Festivali pati karakter garues: çmimin kryesor, të ndarë nga kryetari Qemajl Aliu, e fitoi Ansambli «Bresana» nga Opoja, ndërsa u ndanë edhe çmime për valltarin më të mirë, koreografinë, kostumet dhe këngëtarin më të mirë. Mysafire e veçantë ishte këngëtarja Violeta Kukaj.
Shiko edicionin
Edicioni i dytë
Festivali u zgjerua në dy netë: defilim i ansambleve nga Shtëpia e Kulturës deri te Qendra Tregtare «Eli-ab» dhe shfaqje garuese me 11 ansamble nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Këshilli artistik u drejtua nga Besnik Brahimi. Fitues: AKV Decani (vendi i parë), SHKA Malësori — Gjonaj (vendi i dytë), AKV Zëri i Kamenicës (vendi i tretë).
Shiko edicionin
Edicioni i tretë
Dy netë magjike me ansamble nga Turqia, Sllovakia, Sllovenia, Çekia dhe trojet shqiptare. Çmimin kryesor e fitoi QK “Anamorava” nga Viti.
Shiko edicioninTrashëgimia
Një trashëgimi që jeton
në çdo brez.
Kostumet e qëndisura, vallet, këngët dhe ritet tona nuk janë kujtime — janë gjallërim i përditshëm. Në çdo provë, në çdo skenë, në çdo festival, i kalojmë më tej ashtu siç i morëm: me krenari.