FOLKFEST · Edicioni i parë
FOLKFEST 2024
Në nder të Ditës së Rinisë, për herë të parë u mbajt festivali folklorik kombëtar i këngëve dhe valleve. Festivali pati karakter garues: çmimin kryesor, të ndarë nga kryetari Qemajl Aliu, e fitoi Ansambli «Bresana» nga Opoja, ndërsa u ndanë edhe çmime për valltarin më të mirë, koreografinë, kostumet dhe këngëtarin më të mirë. Mysafire e veçantë ishte këngëtarja Violeta Kukaj.
Edicioni i parë
17 shtator 2024 — edicioni i parë i festivalit kombëtar FOLKFEST në Shtëpinë e Kulturës, Shtime.

Festivali kombëtar i parë i këngëve dhe valleve
17 Shtator 2024 — në ditën që la pas, Shtimja bëri historinë! Për herë të parë u mbajt festival kombëtar i këngëve dhe valleve. Festivali folklorik i këngëve dhe valleve “Folk Fest” Shtime, me drejtor dhe drejtues artistik prof. Besnik Brahimi dhe koordinator Altin Gashi, u përmbyll me pjesëmarrjen e nëntë ansambleve.
Festivali madhështor, nën patronatin e kryetarit të komunës Dr. Qemajl Aliu, bashkoi ansamble e shoqëri artistike nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët e madhështuan qytetin e Shtimes, duke u nisur nga defilea e deri tek gara e madhe e këtij festivali. Juria profesionale, me kryetar prof. Dilaver Kryeziu, bëri ndarjen e dymbëdhjetë çmimeve.
Videoja e plotë e festivalit
Ansamblet fituese
- Valltarja më e mirë — Gresa Krasniqi, “Shqipet e Drenicës” (Drenas)
- Valltari më i mirë — Fevzi Ebibi, “Shqiponjat” (Saraj, Shkup)
- Valltarët më të mirë — Q.K. “Kaqaniku”
- Dyshja më e mirë — Eliona Ajvazi dhe Endrit Spahiu, “Zëri i Kamenicës”
- Koreografia më e mirë — AKV “Shqiponjat” (Saraj, Shkup)
- Etnoansambli më i mirë — AKV “Deçani” (Deçan)
- Kostumet më të mira — SHKA “Malsori” (Gjonaj)
- Këngëtarja më e mirë — Rrezarta Ramadani, AAKV “Kastriotët” (Ferizaj)
- Instrumentisti më i mirë — Durak Morina, AAKV “Kastriotët” (Ferizaj)
- Paraqitja artistike — Muzafer Osmani, AAKV “Kastriotët” (Ferizaj)
- Orkestra më e mirë — AAKV “Kastriotët” (Ferizaj)
- Çmimi i festivalit “Folk Fest” — Ansambli “Bresana” (Bresanë, Dragash)
Pjesëmarrëse në festival ishte edhe këngëtarja e mirënjohur Violeta Kukaj.
Në mbyllje, drejtori dhe drejtuesi artistik i “Folk Fest” u shpreh falënderues për të gjithë organizatorët: AKV “Ilirida”, Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Komunën e Shtimes. Ai përcolli urime për grupet e shpallura fituese të këtij edicioni të parë, duke u uruar suksese në vazhdim.
Momente nga edicioni


